Sport

Pjanic, pas transferimit në Barcelonë: Jam shumë i lumtur, Força Barça!

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse, derisa transferimi ndodhi në marrëveshje shkëmbimi, pasi Arthur Melo la klubin katalunas për “Zonjën e Vjetër”.

Përmes një video, Pjanic është shprehur i lumtur për kalimin në Camp Nou.

“Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Força Barça!”.