Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me gazetarën Jeta Xharra, për pytjen që kjo e fundit ia bëri kryeministrit Albin Kurti para dy viteve, shkruan Insajderi.
Mirena rikujtoi se momentin kur Kurti është pyetur për pitalkat e nxehta.
“Sa shpejt po shkon koha, ramazan u kane edhe ato dite kur Kurti pat mbet pick nga kjo pyetje si rrufe…Prandaj, ta celebrojme kete dite dhe kthese te madhe te gazetarise….”, ka shkruar Mirena në Facebook.
Para dy viteve, kryeministri Albin Kurti kishte qenë në intervsitë në emisonin Kallxo Pernime me Jeta Xharren. E ndër pytjet interesante që iu bënë Kurtit gjatë këtij debati, ishin për ezanin, ramazanin dhe pitalkat e nxehta.
E qysh me u siguru që i ki pitalkat e nxehta në shtëpi?- ishte pyetja drejtuar Kurtit.
“E për pitalka kjo qeveria jonë në detyrë nashta edhe nuk di si t’ia bëjë përbesë, tash edhe punën e bukpjekësit dhe si të mbahet pitalkat pak më gjatë të nxehta, ndoshta kanë qenë pitalkat e nxëhta më herët përpara kanë nejt ka 20min, taash duhet me fol me bukëpjekësit se si me nejt ato ka 40 minuta të nxehta, sdi si është e mundshme”, u përgjigj Kurti.
Kujtojmë se para disa dite, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën për media i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetarës së Periskopit, e cila bëri pyetje me interes publik.