Sport

Pioli në Arabinë Saudite?

By GAZETA SCANNER 1

September 10, 2024

Italiani  Stefano Pioli raportohet se zejen e trajnerit do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Sipas faqes së specializuar Al Nassr Zone, ish-trajneri i Milanit pritet të zëvendësojë së shpejti Luis Castron në stolin e Al Nassr.

Negociatat mes dy palëve raportohet se po shkojnë mjaft mirë dhe duket se shumë shpejtë italiani do të marrë drejtimin e klubit të njohur arab.

Pioli i kishte dhënë fund aventurës së tij te Milani në fund të sezonit të kaluar pas pesë vitesh.

Italiani, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane, siç raportohet do të marr ‘timonin’ e Al Nassr.