Sport

Pinto pranë goditjes së madhe, Mourinho do të ketë “Messin” e Iranit

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2023

Pas një gare të gjatë, Roma ka identifikuar profilin e duhur për të përforcuar sulmin. Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Tiago Pinto, është shumë pranë nënshkrimit me Sardar Azmoun, sulmues i lindur në 1995 nga Irani, pjesë e Bayer Leverkusenit.

Roma e ka kërkuar edhe dy vite më parë me bekimin e Mourinhos të ashtuquajturin “Messi” i Iranit, por klubi gjerman u tregua më praktik dhe e rrëmbeu nga Zeniti.

Në Iran, Sardar Azmoun konsiderohet një zot i vërtetë i futbollit dhe e krahasojnë me më të të mëdhenjtë e këtij sporti.

Autor i 45 golave ​​dhe 9 asistimeve në 71 paraqitje për Iranin, vendi i tij i beson shpresat për Kupën e Azisë, të planifikuar nga 12 janari deri më 10 shkurt 2024.

Azmoun përbën lajm jo vetëm për cilësitë e jashtëzakonshme s futbollist. Ai ka mbajtur qëndrime të forta kundër qeverisë iraniane pas episodeve të shumta të dhunës ndaj grave iraniane, veçanërisht pas vrasjes së Mahsa Amini.

Babai i tij, Khalil Azmoun, ishte një volejbollist i njohur. Në adoleshencë Sardar e braktisi futbollin për një kohë të shkurtër, duke zgjedhur volejbollin.

Lojtari i lindur në vitin 1995 shfrytëzoi aftësitë e tij të shkëlqyera fizike, falë shkollës iraniane që përgatiti volejbollistë të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

I mbërritur në Rusi në vitin 2013, në radhët e Rostovit, Azmoun më pas veshi fanellat e Rubin Kazanit dhe Zenitit të Shën Petersburgut, ku shpërtheu përfundimisht.

Me fanellën e skuadrës së Shën Petersburgut, Sardar Azmoun fitoi shtatë trofe si protagonist: 4 tituj të Rusisë, 2 Superkupa dhe një Kupë Kombëtare.