Piktori i talentuar nga Drenasi, Agim Bujupi, vazhdon ta prezantojë punën e tij në shtete të ndryshme.
Pas Shqipërisë, Bujupi ka prezantuar punimet e tij në një ekspozitë personale në Bibliotekën e Bolonjës në Itali.
Piktori Bujupi ka falënderuar motrën e tij, e cila është marrë me organizimin e kësaj ekspozite.
“Ekspozitë personele në Bibliotekën e Bolonjës në Itali. Falënderoj Mahije Bujupi (motrën time) për organizimin e ekspozitës, në kuadër te aktivitetit të saj me nxënësit shqiptarë për ruajtjen e gjuhës dhe tradites shqipetare në Itali!”, ka shkruar Bujupi në “Facebook”.