Lajme

Pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit, nxirrte diploma false për nxënësit

By GAZETA SCANNER 1

August 06, 2023

Valentina Meçe është drejtoresha e shkollës së mesme ‘Çërravë’ në Pogradec.

Ajo u pezullua ditën e sotme nga detyra pasi akuzohet se falsifikonte dokumentet e nxënësve.

48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças, bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle, kundrejt përfitimeve personale, raporton noa.al

Ndaj saj janë caktuar masat: “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.