Lajme

Pezullimi i ligjeve pezullon edhe rekrutimin e shërbyesve civilë (Video)

Pezullimi i Ligjit të Pagave dhe ai për Zyrtarët Publikë ka shkaktuar konfuzitet në institucionet publike sa i përket zbatimit të ligjeve për shërbyesit civilë.

Nga Sindikata e Shërbyesve Civilë thonë se pas këtyre vendimeve, kanë pasur probleme me rekrutimin e stafit, raporton KTV.

Mursel Zymberi, Kryetar i shoqatë së Shërbyesve Civil të Kosovës, thotë se Shërbyesit Civilë janë të nënvlerësuar edhe nga Ligji i Pagave.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, fajtor për gjendjen e krijuar e bëjnë Ministrin e Administratës Publike.

Ndërkaq, përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarët e MAP-it kanë thënë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me pezullimin e dy ligjeve, hyn në fuqi Ligji i shfuqizuar për Shërbyesit Civilë.

Mirëpo, nuk ka treguar nëse i ka informuar institucionet publike lidhur me këtë vendim.

Në Kosovë, numri i shërbyesve civilë e kalon shifrën prej 80 mijë.

Gjykata Kushtetuese, më 19 dhjetor ka pezulluar përkohësisht deri më 30 mars 2020, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.