11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Peugeot do të zbulojë konceptin e ri të veturave elektrike më 5 janar

- Advertisement -

Bota e veturave elektrike është e mbushur me “teaser-a” të njoftimeve të veturave në ardhje, njoftime njoftimesh, zbulime skicash, lloj-lloj gjërash të çuditshme. Peugeot gjithashtu vendosi të luante edhe lojën e çuditshmërisë.

Më 5 janar, Peugeot do të zbulojë konceptin e tij Inception, i cili do të shfaqë platformën e parë elektrike të gjeneratës së ardhshme “BEV by design”, e para e Peugeot që nuk ndahet bashkë me automjetet me djegie të brendshme.

Ky nuk është njoftimi i parë në lidhje me Inception, megjithatë – njoftimi fillestar i konceptit të ardhshëm u bë në tetor në Motor Show në Paris. Por tani është pothuajse gati për t’u shfaqur, raporton Arena EV.

Koncepti Peugeot Inception EV do të zbulohet në CES në Las Vegas. CES është ekspozita më e madhe tregtare në botë e teknologjisë dhe ne kuptojmë se Peugeot dëshiron të lidhet me këtë, por Peugeot nuk i shet makinat e saj në SHBA. As nuk e ka ndërmend.

Pikërisht kur menduam se kemi parë të gjitha çuditshmëritë e mundshme, Peugeot vendos të shkojë një hap më tej. Chapeau, siç thonë në Francë, përcjell Telegrafi.

Peugeot mendon se Inception do të “ta kthejë përvojën e automobilave me kokë poshtë”, shpresojmë se kjo nuk do të thotë se rrotat do të jenë në çati.

Koncepti thuhet se mishëron vlerat thelbësore të markës: Joshjen, Emocionin dhe Përsosmërinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit