Ekonomi

Peugeot Citroen bashkohet me Fiat Chrysler

Bordi drejtues i Peugeot Citroen (PSA) unanimisht votoi në favor të bashkimit me grupin Fiat Chrysler (FCA). Me këtë bashkim, PSA dhe FCA, shpresojnë të shndërrohen në prodhuesin e katërt të automjeteve në botë.

Takimin e bordeve drejtuese të këtyre dy kompanive pritet ta pasojë nënshkrimin e një marrëveshje të detyrueshme, në një vlerë të parashikuar prej 50 miliardë dollarë.

Të dy kompanitë kanë paralajmëruar bashkimin në tetor, në mënyrë që më forca të përbashkëta të ballafaqohen me sfidat në industrinë e automobilizmit, përfshirë rënien globale të kërkesës dhe domosdoshmërinë e zhvillimit të automobilave elektrik të cilët përmbushin standardet anti-ndotje.

Merret vesh se selia e këtij grupi të ri do të jetë në Holandë. Si grup, ata do të posedojnë brendet si Fiat, Jeep, Dodge, Ram, Chrysler, Alfa Romeo, Maseratti, Peugeot, DS, Opel dhe Vauxhall.