Analisti Petrit Zogaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook një pjesë të planit franko-gjerman, për të cilin u pajtuan në parim dje Kurti e Vuiq..
Aty flitet për kapërcimin e trashëgimisë së kaluar.
Zogaj me këtë rast ka kërkuar nga Kurti, që me këtë letër të shkojë e ta takojë Nysrete Kumnovën. Gruan nga Gjakova që e ka djalin e zhdukur në luftën e fundit.
“Le te merr kete leter Kurti dhe le te shkon me e taku Nysrete Kumnoven tash. I ka borxh asaj shume, sikurse edhe shume nenave e baballareve te tjere qe i ka manipulu per afro dy dekada tash”, ka shkruar Zogaj.
Ndryshe, pajtimi në parim lidhur me planin franko-gjerman, apo evropian, ka pasur reagime të ndryshme.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158875796981968&id=571456967&mibextid=Nif5oz