I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka reaguar Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, për komentet se nëse Presidenrti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia mësyen hyrjes në Kosovë pa leje atëhëherë do të burgoset menjëherë.
Petkoviq shkroi në “X” duke e quajtur Sveçlën “të frikësuar nga një poster” i Aleksandar Vuçiqit, ani pse posteri ishte me motive dhe mesazhe luftëndjellëse.
“Së pari Kurti nuk mundi të takohet në tryezë me Vuçiqin dhe tash Sveçla madje ka frikë edhe nga një poster me fotografinë e Aleksandar Vuçiq që dikush e paska vendosur, sa që edhe kërcënon të arrestojë. E vetmja çka mund të bëjë ai është të mburret në rrjete sociale”, ka shkruar Petkoviq.