Lajme

Petkoviq i reagon presidentes Osmani, ia përmend Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2023

Drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas akuzave të presidentes së Kosovës, e cila tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit dy herë në 24 orët e fundit.

Petkoviq ka shkruar se “kur Osmani përmend shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, me siguri i referohet Asociacionit”.

“Kur Vjosa Osmani përmend shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asociacionit të Komunave Serbe në K&M. Detyrimet e Pristhinës në këtë drejtim janë përshkruar në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes dhe deri më sot, 10 vjet më vonë, rezultati është ZERO”, ka shkruar Petkoviq.

Sipas tij kjo përshkruan filozofinë politike të Prishtinës.

“Guximi i Vjosa Osmanit për të shitur moral për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit është absurde, por absurditeti është fjala më e mirë për të përshkruar filozofinë politike në Prishtinë. Zgjedhjet e djeshme sapo e konfirmuan këtë”, ka shkruar Petkoviq.