Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka hedhur kritika në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke thënë se pala e Kosovës nuk “është e gatshme të shkojë në drejtim të deeskalimit”.
Ai po ashtu ka akuzuar Bislimin se s’ka dashur të marrë pjesë në një takim trepalësh dje kur u zhvilluan takimet e radhës së dialogut në Bruksel në nivel teknik.
“Ne ishim të gatshëm të takoheshim me delegacionin e Prishtinës, të bisedonim drejtpërdrejt sepse për këtë po shkojmë në Bruksel, për të diskutuar për kushtet që duhet të mundësojnë një jetë më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët”, ka pretenduar Petkoviq në një deklarim në TV Pink, transmeton Express.
Ai shtoi se “Prishtina vetëm po i falsifikon negociatat”.
Duhet të kishim biseduar në një format trepalësh për hir të deeskalimit, sepse ajo që e pengon sot kur është fjala për Kosovën është de-përshkallëzimi në veri ku ende kemi policinë dhe vazhdimin e ngacmimeve të serbëve në veri, e as në jug nuk është më e mirë gjendja. Më e rëndësishmja ishte zgjidhja e krizës, lëvizja në drejtim të deeskalimit, tërheqja e kryetarëve që nuk kanë legjitimitet, tërheqja e policëve”, tha Petkoviq.
Ai ka thënë se të njëjtat fjalë ia ka thënë edhe ndërmjetësit Miroslav Lajçak.