Lajmest-slider

Peter Handke shpallët persona non grata në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se e ka shpallur Peter Handke person të padëshiruar në Kosovë.

Pacolli ka deklaruar se mohimi i krimeve dhe mbështetja e krimineleve është krim i tmerrshëm.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi. Ndarja e këtij çmimi ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Handke ka qenë përkrahës i Slloobodan Millosheviqit.