Këshilla mjekësore

Peshku ndihmon zemrën

By GAZETA SCANNER 1

April 14, 2024

Nëse doni të ruani të paprekur acidet yndyrore omega 3, të cilat gjenden me shumicë te peshku, atëherë duhet që peshkun të mos e konsumoni të skuqur.

Ftesa për të ndryshuar zakonet e ushqyerjes vjen nga Lixin Meng, studiuese e Universitetit të Hawaii-t (SHBA) dhe koordinatore e një kërkimi që ka analizuar zakonet e ushqyerjes së rreth 185 mijë njerëzve, të cilët i mbajti nën vëzhgim për 12 vjet.

“Peshku ruan të paprekura aftësitë përfituese që ka si ushqim, vetëm nëse e gatuajmë në furrë ose të zier. I skuqur ose i gatuar në kripë eliminon omega 3-shin”.

Po pjekja në zgarë, që është kaq i përhapur si gatim në vendet mesdhetare? Studimi amerikan nuk e ka marrë në konsideratë këtë mënyrë të gatuari të peshkut, ndaj është e nevojshme të bëhen edhe studime të tjera.