Shumë ekspertë pohojnë se femrës tipike i nevojiten 15 minuta. Kjo është pak, apo shumë? Megjithatë, të provojmë. Me këtë rast do të na ndihmojë Susan Crain Bakos, autore e librit “Fshehtësitë e seksit”, dhe dr. Michael Perry, terapeut seksual nga Encion, Kalifornia.
Filloni nga duart e saj
Merrjani duart dhe puthni gishtërinjtë e saj. Gishtërinjtë janë zonat erogjene më të lëna pasdore te femrat. Mbështetni buzë për shuplakë të dorës së saj dhe shkoni ngadalë përpjetë. Buzët duhet t’i keni të mbyllura. Pastaj mbështetni buzët në pjesën e ndjeshme mbi shuplakë të dorës së saj. Veproni kështu derisa të mos ia hetoni pulsin e ngritur,
Koha e duhur: 1 minutë.
Puthja e lehtë
Filloni nga buza e poshtme. Futeni buzën e poshtme të saj ndërmjet buzëve tuaja dhe putheni lehtë, aq lehtë e butë sa ajo të mos e jetë e vetëdijshme se çfarë po i bëni. Ngjituni përpjetë, kah buza e epërme, kah qafa, kah veshët dhe kah vetullat. Buzët mbani të mbyllura, sytë e hapur dhe gjuhën brenda, bila tash për tash. Kur e puthni, me duart përkëdhelni duart e saj shumë butë. Koha e duhur: 3 minuta.
Puthja e zjarrtë
Femrat ankohen shpesh: gjuha e tij po depërton thellë. Kurrë mos e futni më shumë se një të tretën e gjuhës suaj në gojën e saj. Në vend të kësaj, shfrytëzojeni majën e gjuhës suaj për t’ia përkëdhelur majën e gjuhës së saj dhe pjesët e brendshme të buzëve të saj, transmeton Telegrafi. Koha e duhur: 2 minuta.
Putheni të tërën
Shumica e meshkujve di të puth te femra vetëm buzët, gjokset, kërthizën. Kjo nuk e “kallë” femrën sepse ajo e di paraprakisht se çfarë do të bëni ju. Befasojeni… Koncentrohuni në pjesët e harruara të trupit të saj: nënsqetullat, pjesët e pasme të kofshëve, vendin pas guaskave të veshëve, majat e gjinjve (jo mamillat). Kërceni nga vendi në vend. Puthni lehtë dhe përdoreni edhe majën e gjuhës. Koha e duhur: 4 minuta.
Angazhoni duart
Mos u bëni të vrazhdë me gjinjtë e saj. Mos ia shtrëngoni majat, as mos ia zgjatni. Në vend të kësaj, me pjesën e brendshme të dorës së hapur bëni masazh nëpër tërë sipërfaqen e gjinjve, duke i lëvizur duart në formë rrethore. Kur të forcohen majat e gjinjve, futni ata ndërmjet gishtërinjve të lagur pakëz dhe lëvizni para e prapa. Mos i shtrëngoni.
Koha e duhur: 2 minuta.
Drejt “qendrës së botës”
Në vend që të kërceni menjëherë në klitoris, duhet t’i bëni masazh me dy gishtërinj buzëve të vaginës së saj, sepse kështu do ta stimuloni klitorisin në mënyrë të tërthortë. Pas kësaj, me gishtin tregues dhe me gishtin e madhe kapeni pjesën përreth klitorisit. Mos e prekni ende. Koha e duhur: 3 minuta.
Ja, këto ishin 15 minutat e paralojës. Mbetet të shihet se a e keni kryer punën si duhet apo duhet ta përsëritni gjithë procedurën që nga fillimi.
Janë tri shenja që tregojnë se paraloja ka pasur efekt te femra: majat e ngritura dhe të forta të gjinjve, frymëmarrja e rëndë dhe e thellë dhe klitorisi i ngritur thikë përpjetë.
Nëse ia keni arritur gjithë kësaj, filloni të depërtoni…, njëkohësisht duke e puthur me afsh. Pushoni disa sekonda dhe vazhdoni depërtimin….
Punë të mbarë!