Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, tha guvernatori lokal.
Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë, Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterreyt, raporton BCC.
Shembja u shkaktua nga një shpërthim i papritur i erës, tha Maynez në një postim në X.