Lajme

Pesë të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Ferizaj

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Pesë persona janë lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë dy automjete.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.