Sy e vetull
Bukuria e vajzave shqiptare ka qenë gjithnjë e spikatur nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës së modës.
Të bukura, me linja perfekte, joshëse, inteligjente, do të ishte një listë shumë e gjatë nëse do të përmendnim modelet e njohura shqiptare, që gjithnjë dallohen dhe befasojnë me tiparet e tyre.
Class zgjodhi t’ia dedikojë 5 modeleve shqiptare, emri i të cilave është lakuar në sfilata, evente dhe revista ndërkombëtare të modës, dhe nga marka prestigjioze.
Oriola Marashi
Prej disa vitesh, Oriola Marashi është imazh i markës Guess.
Gjatë verës kaluar imazhi i saj është shfaqur në një billboard në Venecia.
Me linjat perfekte, Oriola, në muajin shtator, ka bërë daljen e saj në tapetin e kuq të ‘Amfar’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.
Arbenita Ismaili
Emri dhe imazhi i Arbenitës është mjaft i njohur. Më së shumti sukseset e saj janë të lidhura me Londrën, ku ka pasur bashkëpunime me marka mjaft të njohura si Charlotte Tilbury, House of CB, EGO Official, OH Polly etj.
Adrola Dushi
Prej kohësh Adrola Dushi ka ndjekur karrierën e saj përtej kufinjve shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa vite më parë, Adrola ka nënshkruar kontratë me një prej kompanive më prestigjioze në botën e modelingut, “Wilhelmina Models”.
Pjesë e kësaj kompanie janë personazhe të njohur me famë botërore si: Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Lewis , Shawn Mendes, Dustin Lance Blanck etj.
Gjithashtu fytyra e saj u bë imazhi i një ndër kompanive kozmetike më të famshme në botë, MAC.
Angela Martini
Ishte vetëm 18 vjeç kur nënshkroi me NEXT Model Management në Miami, Florida, dhe Elite Model Management në New York City. Në moshën 24 vjeçare, ajo u bë Miss Universe. Numërohen me dhjetra marka të njohura të cilat e kanë admiruar imazhin e Angela Martinit.
Pas shumë sukseseve dhe bashkëpunimeve, prej disa kohësh Angela ka hequr dorë nga modelingu dhe tani është e fokusuar tek jeta familjare. Gjithsesi në instagramin e saj mund të shijoni një lifestyle by Angela me shumë shije dhe sharm.
Emina Cunmulaj
Emina u bë pjesë e botës së modelimit në moshën 17-vjeçare. Pasi fitoi konkursin e Elite Model Look Yugoslavia në 2001, Cunmulaj u zhvendos në Nju Jork, ku u angazhua me shumë agjenci ndërkombëtare të modelingut dhe zhvilloi një karrierë mjaft të suksesshme.
Emina është shfaqur disa herë në revistat prestigjioze Elle, Vogue, Marie Claire dhe ka bashkëpunuar me shtëpi të modës si Chanel, Valentino, Gucci, Giorgio Armani, Dolce&Gabbana dhe Roberto Cavalli.