Shëndeti

Pesë simptomat që burrat zakonisht i injorojnë edhe pse kanë nevojë për mjek

Disa meshkuj mendojnë se duken më të fortë nëse i shmangin vizitat tek mjeku.

Por, më vonë këto probleme të anashkaluara mund të dalin se janë diçka serioze.

Këto janë pesë simptomat që burrat zakonisht i injorojnë:

1.Problem me urinimin

Vështirësia për të urinuar ose dhimbja gjatë urinimit mund të jetë një shenjë e sëmundjes ose kancerit të prostatës, të cilat nuk duhet të injorohen.

Kur prostata zmadhohet, ajo mund të shtypë mbi uretrën (tubi që bart urinën nga fshikëza) gjë që mund ta bëjë të vështirë kalimin e urinës.

Ky lloj kanceri gjithashtu zhvillohet ngadalë, që do të thotë se mund të mos zbulohet për shumë vite.

2.Ndryshimet në nishane

Ne të gjithë e dimë se nishanet mund të jenë një shenjë e kancerit të lëkurës, por shumë prej nesh nuk kanë asnjë ide për ndryshimet për të cilat duhet të keni kujdes.

Çdo ndryshim i tyre, si nga ngjyra apo madhësia duhet t’i raportohet mjekut tuaj mjekësor, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse shumica e nishaneve nuk janë rezultat i kancerit të lëkurës, është e rëndësishme të kontrolloni trupin tuaj për çdo ndryshim të ri.

3.Gungat e pazakonta

Është një kancer që është më i zakonshëm tek të rinjtë, prandaj mos mendoni se jeni imun vetëm për shkak të moshës tuaj.

Kanceri i testikujve zakonisht diagnostikohet te meshkujt e rinjë nga mosha 15 deri në 49 vjeç, me rreth 2 mijë e 300 raste të reja çdo vit.

Simptomat përfshijnë gunga të reja në secilin nga testikujt, të cilat mund të jenë me ose pa dhumbje.

Nëse vëreni ndonjë ndryshim ose gungë të pazakontë, sigurohuni që të bëni një kontrollë tek mjeku.

4.Dhimbje në gjoks

Dhimbja e kraharorit mund të jetë shenjë për probleme të ndryshme shëndetësore.

Kjo dhimbje mund të jetë një shenjë e kancerit të stomakut ose fytit, apo edhe sëmundjeve të zemrës.

Ndryshimet e stilit të jetesës si dhe ilaçet, mund të kontrollojnë problemet e zemrës dhe të zvogëlojnë shanset për të ndodhur një sulm.

5.Humori i ulët dhe ndryshimet e personalitetit

Ndryshimet në humor mund të jenë një shenjë e hershme e depresionit.

Edhe pse humori i ulët nuk rezulton gjithmonë në depresion, është e rëndësishme të njihni faktorët e rrezikut.

Ndryshimet në personalitet ose tërheqja mund të jenë gjithashtu një shenjë dhe duhet të merren seriozisht.

Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.