Pesëshja e emisarëve perëndimorë ka arritur në Beograd. Ata Rreth orës 14:30 kanë arritur në presidencën serbe pesë diplomatët.
Pesëshja e udhëhequr nga Lajcak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun.
Ky takim i Vuçiqit me emisarët perëndimore vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, sulm i cili sipas emisarit Miroslav Lajcak i ka ndryshuar shumë gjërat.
Teksa kryeministri i vendit, Albin Kurti, konfirmoi se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri Albin Kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara.
Kurti sipas ZKM-së i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.