Lajme

Përvjetori i themelimit të PDK-së, Çitaku poston foto me Thaçin dhe Veselin: 25 vjet punë e krenari

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar këtë parti për 25 vjetorin e themelimit.

Ajo ka postuar një fotografi me themeluesin e kësaj partia Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se kjo parti ka një të ardhme të ndritshme.

“25 vjet PDK! 25 vjet krenari! 25 vjet punë! Bashkë, drejt 25 viteve të tjera plot përkushtim dhe ëndrra të reja për Kosovën. Gëzuar!”, ka shkruar ajo.