Ballina

Përvjetori i 25-të i OSBE-së në Kosovë, Bedri Hamza: Bashkë i kemi vendosur themelet e demokracisë

By GAZETA SCANNER 1

June 25, 2024

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë në shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Hamza ka thënë që me plot të drejtë mund të konstatojmë që këto 25 vjet ishin përplot me suksese.

“Ishin 25 vjet me punë të pandalshme për ndërtimin e demokracisë, për forcimin e lirisë së mediave, promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe zhvillimin e institucioneve të pavarura”, ka shkruar Hamza.

  Ky është postimi i plotë i Bedri Hamzës:

Në qershorin e vitit 1999, pas çlirimit, menjëherë kishte nisur puna për ndërtimin e jetës mbi gërmadhat e luftës dhe për krijimin e institucioneve të Kosovës. Sot, 25 vjet i bëri edhe misioni i OSBE-së në Kosovë. Dhe, me plot të drejtë mund të konstatojmë që këto 25 vjet ishin përplot me suksese. Ishin 25 vjet me punë të pandalshme për ndërtimin e demokracisë, për forcimin e lirisë së mediave, promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe zhvillimin e institucioneve të pavarura.

Me OSBE-në i kemi vendosur themelet e demokracisë dhe Kosova është mirënjohëse përjetë!