Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë.
Me këtë rast, ajo ka thënë se është “përherë mirënjohës lidershipit z.Bedri Hamza & z.Halil Kastratit për këtë shërbim madhor qytetarëve të Mitrovicës”
“Në përurimin e ndërtesës së re moderne QKMF ‘Nexhat Çuni’ – bashkëfinancim i Komuna e Mitrovicës & Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit Përherë mirënjohës lidershipit z.Bedri Hamza & z.Halil Kastratit për këtë shërbim madhor qytetarëve të Mitrovicës🙏🤲”, ka shkruar Ismaili në Facebook.