Lajme

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ja qëndruar në Senegal për vizitë zyrtare, ku aty së bashku me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar.

MPJ përmes një njoftimi të enjten ka bërë të ditur se zbulimi i ambasadës është bërë në mesin e shumë diplomatëve të akredituar në këtë shtet, dhe sipas tyre pjesëmarrës kanë qenë edhe disa nga shtetet që se kanë njohur Kosovën.

“Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar.”

“Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, Ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum.” – thuhet në njoftim.