Lajme

Personat që nuk morën pjesë në regjistrim të popullsisë, nuk do të mund të marrin shërbime nga shteti

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2024

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka përfunduar të premten teksa shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se ata persona që nuk janë regjistruar “nuk mund marrin shërbime nga shteti, nëse merret përvoja e shteteve të tjera”.

Sipas tij, misioni i ASK-së ka përfunduar, dhe brenda një muaj e gjysmë pritet t’i publikojnë rezultatet preliminare.

“Të gjithë ata persona që janë regjistruar gjatë kësaj kohe do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë. Ne presim që për një muaj e gjysmë të dalim me të dhëna preliminare. Kishim një takim këtë javë me përfaqësueses të komunave dhe një ndër pikat kyçe është nëse ka ndonjë ekonomi familje apo individë që ende nuk është regjistruar, për të cilën do qoftë arsye”.

“Ata u deklaruan se mund të ketë ndonjë individë. Përndryshe ne kemi ngritur sistemim, që e kemi monitoruar nga qendra, që çdo objekt më shumë se katër metra katror është identifikuar që ka qenë regjistruesit aty së paku një herë deri në tri herë. Kështu ne menduam që të ketë vetëm një jave shtesë edhe me kërkesë të disa komunave që tu jepet mundësia secilit qytetar”, ka thënë ai.

“Ne si statistikë e kemi kryer mision tonë, janë institucione që ofrojnë shërbime, sigurisht nëse merret përvoja e shteteve tjera ata personat që janë pjesë e regjistrave, pjesë e sistemit, nuk besoj që mund të kenë benfite apo shërbime nga shteti nga institucionet”, ka thënë Kastrati në një prononcim për Radio Dukagjinin.