Kuriozitete

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

By GAZETA SCANNER 1

June 04, 2024

Personat e hapur dhe ata të turpshëm shpesh kanë stile të ndryshme të menaxhimit dhe dallohen në qasjen e tyre në lidhje me të tjerët.

Tani, një studim i ri nga Universiteti College London i cili shikoi shprehitë e shpenzimeve nga individët me të ardhura të ulëta ka zbuluar se personat e hapur kanë tendencë të shpenzojnë më shumë në produkte dhe përvoja të cilat lidhen me një status të lartë financiar.

Studiuesit punuan me 718 pjesëmarrës, të gjithë konsumatorë në të njëjtën bankë të cilët dhanë informacione për punën dhe të ardhurat e tyre, sa kishin në llogarinë e tyre të kursimeve, nëse ishin në borxh, moshën e tyre dhe se sa para tërheqnin nga llogaritë e tyre.

Pjesëmarrësit iu dhanë studiuesve qasje në të dhënat e tyre nga 12 muajt e fundit.

Ata gjithashtu mbushën një pyetësor në të cilin krahasoheshin kur ishte fjala tek pesë tipare themelore të personalitetit, pajtueshmëria, ndërgjegjja, shoqërimi, gjendja e keqe mendore dhe sinqeriteti.

Blerjet gjithashtu u ndanë në kategori. Udhëtimet ajrore ndërkombëtare, mjetet teknologjike dhe institutet kulturore hynë në kategorinë e statusit të lartë përderisa shpenzimi në dyqane me zbritje, pengmbajtës dhe gjëra të përdorura hynë në kategorinë e statusit të ulët.

Pjesëmarrësit me të ardhura të ulëta të cilit ishin shumë të hapur shpenzuan më shumë në gjëra të kategorisë së lartë krahasuar me ata të cilët ishin të turpshëm, edhe pasi morën parasysh kursimet, borxhet, moshën dhe statusin e punës.

Mirëpo, përderisa të ardhurat rriteshin, studiuesit zbuluan se personaliteti nuk kishte të bënte me atë se si njerëzit shpenzonin paratë e tyre.