Op/Ed

Përse “vëllezërit shqiptarë“ hapin plagët tona sërish?

Shkruan: Ajshe Krasniqi

Goran Bregoviqi simbolikisht gjuan dhe ju drejtohet me duar shqiptarëvë duke ju kënduar- „kallashnikov“
Nga se „kallashnikov“ ju pëlqeu atyre nga hera e fundit, ata ftuan prap armikun kosovar t’ju këndojë atyre në gjuhen serbe, të cilën gjuhë ata fare nuk e kuptojn.

Pjesëmarrësi serb i festivalit shqiptar, përfaqeson muzikën tipike serbe dhe cetnike. Është komplet jo imagjinuese përse ju pelqen ajo muzikë shqiptarëve?
Vallë mos ju pëlqejnë këngët e këtij çetniku, këngët e të cilit i këndonin serbët në luftën çlirimtare të Kosovës duke i vrarë dhe masakruar gjyshërit, motrat,vëllëzërit dhe fëmijët kosovar. Nuk ka fjalë të cilat përshkruajnë mosnjerëzin dhe karakterin shtazor të udhëheqjes shqiptare.
Është turp i pafalur, sjellje armiqësore e Kryeministrit të Shqipëris, e Kryetarit të Korces, Sotisaq Filo, organizatorëve të Fesivalit dhe gjithë atyre që përkrahën Festivalin. Festival ky i cili duhej ti bashkonte popullin Kosovar dhe ate Shqiptar. Por JO, në festival ishte serbi i ftuar dhe asnje këngëtar nga Kosova të cilët jan të mrekulluar dhe talenta të përkryer artistik. Në tërë botën egzistojn këngëtar të muzikës moderne dhe klasike, por këngët e armikut serbë i pëlqejn shqipëris. Kesaj që ne mendonim është vatra e Kosovës.

Shqipëria me këtë mos respekt, mos dashuri ndaj Kosovës, mos kulturë, munges ndjenje, hipokrizi, urrejtje, cenoi dhe vrau dashurin e Kosovarëve për „vëllëzërit Shqiptar dhe Shqipërin amë“
Pjesëmarrja e këngëtarit serb në Festivalin e Korcës jo se ripërtriu plagët e Nënave dhe Vëllëzërvë Kosovar, ajo ishte absurde dhe jo toleruese, jo e pranuar edhe nga ndërkombëtarët të cilët njihen me të kaluarën e Kosovës dhe ndihmuan atë.

Ky mesazh i vetëdijëshëm i Shqipërisë drejtuar Kosovës, është i qartë dhe i dhimbeshëm për ne, por jam e bindur se kjo vepër do të këtë konsekuenca për shqipëtarët dhe Shqipërinë. Ne fituam vetë pamvarësin shtetërore dhe vetë lëvizim botën. Nuk kemi nevojë për një armik tjetër vëllazëror. Neve jemi mësuar me mashtrues ledhatues të cilët tanimë shumë lehtë i zbulojm.

Derisa Republika e Kosovës ende nuk është e njohur si shtet i pamvaruar nga Serbija, është e pakuptuar përkrahja e muzikës dhe kulturës serbe nga vëllëzërit placebo shqiptar. Ne kemi fituar pamvarësin me gjakun e vëllëzërve dhe motrave kosovare, të vrarë dhe masakruar nga serbet, gjërsa sot populli më i afërt i kosovarëve, i shpërblen ata, duke i ftuar të ju këndojnë „kallashnikov“
Mua personalisht e prekur thellë në shpirtë dhe zemër dhe që përfaqësoj kulturën dhe artin kosovar, më është e lejuar të shkruaj dhe të shpreh mendimin dhe qendrimin tim ndaj vëllëzërvë mashtrues dhe zemërthyes.
Përgjegjesit e politikës dhe udhëheqjes shqipëtare, duhet të kenë turp të madhë, të flasin për kosovarët dhe Kosovën apo për një popull dhe një kulturë.