Botë

Përqafimi për më shumë se 3 minuta ndalohet në aeroportin Dunedin të Zelandës së Re

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Një shenjë paralajmëron udhëtarët se në zonën e përshëndetjes mund të përqafohen për tre minuta.

“Koha maksimale për përqafim: 3 minuta”.

Një tabelë me këtë të shkruar me shkronja të mëdha bie në sy në zonën pritëse të aeroportit Dunedin në Zelandën e Re.

Në tabelë, blu në të bardhë, shkruhet gjithashtu: “Për shprehje dashurie më të gjatë, ju lutemi përdorni parkingun”.

Ky ndalim është përhapur në të gjithë rrjetin, duke shkaktuar diskutime jo vetëm mes udhëtarëve.

Ka nga ata që pyesin veten nëse është dikush, punonjës aeroporti, që me kronometër në dorë është gati të gjobisë të afërmit dhe miqtë që kalojnë kufirin e lejuar prej tre minutash.

Por aeroporti mbron vendimin e tij, ndoshta  i krijuar për të shmangur turmën në aeroport.

Drejtori i Përgjithshëm, Daniel De Bono, shpjegon arsyet e këtij rregulli të ri në një intervistë për radion e Zelandës së Re NRZ.

“Për një përshëndetje të mirë, mjafton një përqafim 20 sekonda. Kjo kohë është e mjaftueshme për të marrë një sasi të madhe oksitocine, hormoni i dashurisë. Pastaj, nëse doni të keni më shumë kohë për të thënë lamtumirë, aty është parkimi i makinave”.