Lajmest-slider

Përplasje LV-LDK, s’ka përafrim të qëndrimeve për koalicion

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka quajtur adoleshentë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Gecaj ndonëse nuk ia ka përmendur emrin, ka lënë të kuptohet se ai po i referohet Vetëvendosjes, pasi që nuk pati marrëveshje mes dy partive edhe pas takimit të sotëm.

Postimi i tij i plotë:

ADOLESHENTËT!

Të gjithë ne e kalojmë fazën e adoleshencës, si individë ashtu edhe si organizime grupore. Megjithatë, disa individë apo grupe, edhe pse nominalisht e kalojnë këtë fazë, duket se mbesin për një kohë të gjatë të ngujuar mbrendapërbrenda lëkurës së sjelljeve të tilla adoleshente … e disa besa duket se nuk ja arrijnë të dalin asnjëherë!

Ndërsa anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pa e shkruar asnjë fjalë, në një postim të saj, i ka dërguar selame Lidhjes Demokratike dhe kërkesës për postin e presidentit.