Ka filluar adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë, njoftoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke shpërndarë disa fotografi në Facebook.
Rama ka theksuar se tani secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar.
Postimi i plotë:
🐶Filloi adoptimi i qenve endacakë në #kryeqytet.
Tashmë secili qen🐕 në kryeqytet do të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.
🙏Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim.
Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri❤️ ndaj tyre.
Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Lulzim Fushtica
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=609730581323457&id=100068595617004&mibextid=Nif5oz #kryeqyteti