Lajme

Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos pas ndërhyrjes për lehtësimin frymëmarrjes

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2023

Ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon prej 10 ditësh trajtimin në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit është përmirësuar pas ndërhyrjes lehtësuese për frymëmarrjen.

Ndërkohë që mësohet se rehabilitimi i tij është i ngadalshëm dhe i vështirë. Më herët u raportua se mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin “Trakeostomi”.