Rozë

Përmbyllet koncerti në 50-vjetorin e karrierës së këngëtares Shkurte Fejza

By GAZETA SCANNER 1

June 09, 2024

Është përmbyllur koncerti për 50 vjetorin e karrierës së këngëtares Shkurte Fejza, i cili njëkohësisht është dhënë në prag të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Mysafirë të Fejzës ishin edhe miqtë e saj Kastriot Tusha dhe Nikollë Nikprelaj.

17 këngë të Shkurte Fejzës janë interpretuar në koncertin e 50 vjetorit të karrierës së saj.

Disa nga këngët që janë kënduar nga Shkurte Fejza janë: “E kam emrin kosovar”, “Oj Kosovë oj nana ime”, “ Mora fjalë, “Xhamadani vija’, ‘Kosovë-Shqipëri”, etj.

Koncerti është mbështetetur nga Ministria e Kulturës dhe RTK.