Lajme

Përleshje dhe gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

By GAZETA SCANNER 1

October 25, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Deri te gjuajtja me armë kishte ardhur pas një përleshjeje, ku dy person u lënduan.

Njoftimi i plotë:

Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.10.2024-21:05. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.