Ballina

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla – Krerët e shtetit e quajnë busull orientuese të shtetësisë dhe pararendës të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, të mërkurën kanë bërë homazhe pranë varreve të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në 42-vjetorin e vrasjes së tyre, raporton Ekonomia Online.

Krerët e shtetit i quajtën këto vrasje si goditje të popullit shqiptar dhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, tha se kjo vrasje rizgjoi ndjenjën e e miliona shqiptarëve në botë.

“17 janari është ditë e humbjeve të mëdha për popullin shqiptar, për Kosovën në veçanti. Në këtë datë 42- vite më parë janë vrarë në Gjermani Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke i dhënë kështu një goditje të madhe sakrificës së popullit tonë për liri por njëkohësisht duke e rizgjuar ndjenjën e atdhetarizmit dhe sakrificës së miliona shqiptarëve gjithandej, të cilët me vite më radhë kontribuuan për lirinë e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kishin synim lirinë e Kosovës, teksa i quajti pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kishin dy qëllime madhore të cilat kanë peshë dhe rëndësi për historinë e Kosovës: e para ata u përpoqën të gjitha organizatat ilegale të cilat kishin synim lirinë e Kosovës dhe e dyta ishte që kjo liri të vinte përmes çlirimit dhe këto qëllime kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës dhe unë padyshim do t’i quaja si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ata kanë peshë të rëndë për lirinë e Kosovës”, u shpreh Konjufca.