Lajmest-slider

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë me dije se ka përfunduar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, por pa ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se Kurti e Mustafa janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, pa treguar se cilat janë mosmarrëveshjet që edhe më tutje po pengojnë formimin e koalicionit.

“Takimi në mes dy liderëve që ka filluar në orën 17:00 tanimë ka përfunduar. Të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takime deri në arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë”, ka thënë Mustafa.

Kurse Vetëvendosje ka dalë me një njoftim për medie, duke theksuar se Mustafa e Kurti janë pajtuar për intensifikim takimesh.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes. /GazetaScanner/