Lajmest-slider

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, nuk flasin për medie

Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me dy nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë parë duke dal nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Përkundër insistimit të mediave, ata nuk u prononcuan për media.

Ndërsa zyrtarët e LV-së ende nuk janë parë të kenë dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës. /Ksp/