Ka përfunduar takimi i përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski në Shkup.
Pas këtij takimi, kryeministrat kanë vazhduar me takimin e përbashkët me kabinetet qeveritare.
Delegacioni qeveritar kosovar përbëhet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.