Sport

Përfundon sezonin në Ligën e Parë, kjo është renditja

By GAZETA SCANNER 1

May 19, 2024

Ka përfunduar xhiroja 27-të dhe sezoni në Ligën e Parë të Kosovës.

Në grupin A, Suhareka është e para dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligë, së bashku me Ferizajn nga grupi B.

Dinamo do të garojë në barazh nga grupi A, së bashku me Prishtinën e Re.

Te Grupi A, spikatë humbja e Phoenixit te Vëllaznimi, me ç’rast ekipi nga Banja e Pejës përfundoi i fundit në tabelën e Grupit A, pozitë që dërgon një kategori më poshtë.

Kurse, te Grupi B, qysh më herët janë përjashtuar Ulpiana e Vllaznia.