Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca për sulmin terrorist të Banjskës, ku më 24 shtator të vitit të kaluar u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Në seancë po marrin pjesë tre nga 45 të dyshuarit, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq.
Prokurori i rastit, Naim Abazi, ka lexuar aktakuzën që Prokuroria Speciale ngriti në shtator, teksa gjyqtari Arben Hoti deklaroi se të të pandehurit kanë të drejtë të mos deklarohen për çështjen.
I pandehuri Spasojeviq deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe ka thënë se nuk dëshiron të deklarohet rreth fajësisë.
Në këtë fazë, unë nuk dëshiroj të deklarohem rreth aktakuzës”, deklaroi i pandehuri tjetër, Vladimir Toliq.
“Unë jam i vetëdijshëm që shumica në këtë sallë më shohin si të fajshëm, por unë deklarohëm se nuk kam lidhje me këtë aktakuzë”, deklaroi i pandehuri Dushan Maksimoviq.
Gjyqtari i rastit e shpalli të mbyllur shqyrtimin e sotëm, duke u dhënë kohë të të pandehurve 30 ditë, për të paraqitur ankesë lidhur me aktakuzën