Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bëtë të ditur se mulliri i Mehmet Alisë në komunën e Malishevës i është nënshtruar ndërhyrjeve.
Sipas njoftimit thuhet se përmes restaurimit po ruhet jetëgjatësia e aseteve të trashëgimisë kulturore ndër breza.
“Mulliri i Mehmet Alisë, apo i njohur ndryshe edhe si Mulliri i Sipërm i Shkozës, në komunën e Malishevës është një prej aseteve të trashëgimisë së vendit që i është nënshtruar ndërhyrjeve.
Përmes punimeve restauruese, po sigurojmë jetëgjatësi të aseteve tona si dhe bartje të trashëgimisë kulturore nëpër breza”, thuhet në njoftim.