Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet të mirë” ndërtimin e mbikalimit në Veternik.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ndërtimi i këtij mbikalimi ka përfunduar.
“Jemi këtu për sigurinë e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësinë së jetesës së tyre.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Lajm tejet i mirë
Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik)
mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik.
Jemi këtu për sigurinë e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësinë së jetesës së tyre.