Ka përfunduar dëshminë ish-pjesëtari i UÇK-së në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
E gjithë dëshmia këtij dëshmitari është dëgjuar në sesion privat për publikun. Ndërsa, pjesa e mbetur e seancës është anuluar.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, seancat në këtë çështje gjyqësore pritet te fillojnë të hënën me 26 gusht 2024.
Vlen të theksohet se ky dëshmitar ishte i 79-ti në këtë çështje gjyqësore.
Në seancë private vazhdon dëshminë ish-pjesëtari i UÇK-së në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.