9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Përfundimisht janë rikthyer: Bora dhe Donaldi kapen “mat” në Gjenova të Italisë

- Advertisement -

Ata përfundimisht janë rikthyer së bashku!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kapur “mat” nga “Kryefjala.com” në Gjenova të Italisë ku duket se po kalojnë pushimet së bashku.

Ata dy janë parë me disa çanta në duar, derisa ditë më parë ata u panë së bashku edhe në mbrëmjen e organizuar nga Valdrin Sahiti në Prishtinë.

Bora dhe Donaldi kanë qenë dyshja më e komentuar që nga fillimi i spektaklit “Big Brother VIP”.

Donaldi brenda shtëpisë u fut në një romancë me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj dhe kjo bëri që raportet e tij me Bora Zemanin, ish të dashurën, të shkatërroheshin.

Por, nuk po del të jetë ashtu. Bora dhe Donaldi menjëherë pas përfundimit të “BBV” janë parë së bashku dhe duket se janë rikthyer si çift.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga dyshja do ta konfirmojnë këtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit