Rozë

Performancat e himnit kombëtar ndër vite në inaugurimet presidenciale

Ceremonitë e inaugurimit të presidentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin vëmendje botërore.

Ndër pjesët e ceremonisë që komentohen janë pjesëmarrësit, por edhe performanca e himnit kombëtar.

Marian Anderson ishte performuesja e himnit kombëtar amerikan në vitin 1961, në inaugurimin e John Kennedyt, e cila bëri histori duke qenë e para afro-amerikane që këndon në një ceremoni të tillë.

Në vitin 1973, atëherë kur postin e presidentit e mori Richard Nixon, hapjen e bëri jazz këngëtarja e famshme atëbotë Ethel Ennis.

Ronald Reagen mori detyrën në vitin 1985, e ceremoninë përuruese të tij e hapi grupi i marinës amerikane, edhe kjo duke u vlerësuar lart artistikisht.

Këngëtarja e famshme e operës Marilyn Horne ka kënduar himin në vitin 1993, në inaugurimin e presidentit Bill Clinton, performancë kjo që u dallua shumë.

Në inaugurimin e presidentit George Bush në vitin 2005, himnin e performoi Bradley Bennett, rreshter i forcës ajrore me profesion. Gjithsesi perofrmanca e tij u listua si ndër më të mirat.

E inaugurimin e presidentit Barack Obama në vitin 2009 e hapi grupi amerikan “Navy Sea Chanters” duke performuar himnin sipas zakonit, e që u radhit gjithashtu si ndër performancat më të arritura në nivel artistik.

Në mandatin e dytë të presidentit Obama, në vitin 2013, himnin e këndoi këngëtarja e famshme Beyonce, e cila më pastaj e pranoi se nuk ka kënduar drejtpërdrejt, por është incizuar paraprakisht, detaj ky që mori shumë kritika.

Ceremonia e fundit inauguruese, që u mbajt në vitin 2017 për presidentin Donald Trump, u hap me himnin kombëtar të kënduar nga Jackie Evancho, e cila famën e saj e filloi në “Americas Got Talent”, aty ku zuri edhe vendin e dytë.

E si çdoherë, edhe për ceremoninë e sotshme janë paraparë dhe përgatitur, e cila do të zhvillohet shumë më ndryshe, si pasojë e pandemisë.

Gjithsesi himni kombëtar do të këndohet siç e do zakoni, që për presidentin e 46-të me radhë amerikan, Joe Biden, do të peroformohet nga artisja dhe përkrahësja e tij e madhe, Lady Gaga.