Lajme

’Përforcohet’’ Policia, Organizata Ndërkombëtare për Migrim ia dhuron 2 automjete

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2023

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy (2) automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, Donacion i pranuar ndihmon rritjen e  kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.

Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.