Këshilla mjekësore

Përfitimet shëndetësore që i sjell supa e domateve

By GAZETA SCANNER 1

August 20, 2024

Domatet janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksidant dhe komponime tjera bimore të cilat ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.

Sipas disa hulumtimeve është vërtetuar se këto vlera ushqyese që i gjejmë te domatet, mund ta mbrojnë organizimin e njeriut nga sëmundje të shumta, përfshirë këtu sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Prandaj, konsumimi i një supe me domate mund të jetë një mënyrë e shijshme për t’i përfituar të mirat shëndetësore të domateve, transmeton Koha.

Domatet po ashtu përmbajnë pak kalori, ndërsa janë të mbushura me vlera ushqyese të mira si: Carbohidratet e pasura, fibrat, proteinat, vitamina C, vitamina K, vitamina A dhe kaliumi.

Prandaj, preferohet që supën e domateve ta shndërroni në ushqim të zakonshëm në kuzhinën tuaj, si verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Një tjetër përfitim i këtij ushqimi është edhe fakti se domatet janë burim i pasur i antioksidatë, konsumimi i së cilëve lidhet me zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga kanceri, inflamacionet, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti.

Derisa supa e domateve është e lehtë për t’u përgatitur si dhe i ofron disa dobi të rëndësishme shëndetësore, përfshirë këtu edhe përmirësimin e lëkurës, shikimit, forcimin e eshtrave, rritjen e fertilitetit tek meshkujt dhe forcimin e imunitetit, megjithatë nuk ka fakte të cilat i mbështesin pretendimet se supa e domates nxit rritjen e flokëve dhe eliminon dhjamin në trup.

Mirëpo konsumimi i supës së domateve nuk është i mirë për ju. Nëse vuani nga sëmundja e refluksit gastroezofageal.

Po ashtu preferohet që këtë ushqim të shijshëm dhe të dobishëm për shëndetin, ta përgatisni vet në shtëpi, sepse kështu mund ta menaxhoni sasinë e kripës dhe yndyrave që doni t’i konsumoni.