Vaj esencial i livandës gjen përdorime të shumta, duke nisur nga ato kozmetike deri tek përdorimet medicinale.
Trajton depresionin
Aroma qetësuese e livandës mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, por shkenca ka vërtetuar me fakte se prania e “kampor, linalyl acetate dhe terpineol-4” janë përgjegjëse për ndjesinë e mirë që na jep në tru nuhajtja e vajit të livandos. Efekti qetësues e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për të luftuar depresionin dhe ankthin, shkruan EO.
Parandalon infeksionet
Vaji i livandos ka efekt antiseptic dhe nuk lejon që një plagë e hapur apo jo të infektohet. Në veçanti, përdoret për plagët pas një operacioni ose të infektuara nga tetanozi.
Shëron plagët
Vetia anti-inflamatore dhe antibakteriale e vajit esencial të livandos e bën atë një produkt të shkëlqyer për kujdesin e lëkurës. Mund të zbusë shenjat e plagëve, pastron lëkurën nga puçrrat dhe aknet.
Ndihmon lehtësimin e muskujve të kontraktuar Vaj esencial i livandos , duke qenë anti-inflamator mund të lehtësojë gjithashtu ngërçet apo kontraktimin e muskujve. Masazhimi me këtë vaj do t’ju qetësoje dhë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Ndonëse nuk ka ndonjë efekt të padëshiruar anësor, duhet të shmangni këtë vaj gjatë shtatzënisë. Për më tepër, siç mund të mos e dini si do të reagoni ndaj tij, provoni një sasi të vogël në lëkurën tuaj para se të përdorni në sasi të mëdha. Mund ta përzieni dhe me vajin e kokosit para se ta aplikoni.