Ballina

“Perëndimi s’do ta tolerojë Vuçiqin, konflikti është vijë e kuqe”: Biserko thotë se u parandalua “gjakderdhja” në Banjskë

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2023

Serbia ende s’e ka mbyllur “çështjen serbe” dhe ekzistojnë ende rryma që “tentojnë të rishikojnë humbjet e viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Bisermo, në një intervistë për “The Gepost”, duke folur për zhvillimet e fundit të tensionuara në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Biserko, e cila është njëra nga denoncueset më vokale të regjimit të Beogradit, thotë se në Serbi ka grupe kriminale dhe gangstere që janë shumë të fuqishme ekonomikisht, që janë të armatosura, e që madje kanë edhe pushtet politik.

“Është një ushtri e fuqishme që mund të jetë shumë e dobishme në situatat kur të krijohet mundësia, pra kur dikush vendos t’i përdorë ato“, ka thënë ajo.

“Vuçiq po flet në gjurmët e të gjitha këtyre deklaratave dhe analizave për faktin se një front i ri do të jetë i mundur në Ballkan, domethënë se Rusia do të përpiqet të destabilizojë rajonin përmes akterëve të saj vendas. Për këtë flitet që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe rasti Banjska në fakt tregoi se ky potencial ishte i madh, se operacioni ishte shumë më i gjerë, por u pengua, u ndal dhe u parandalua një gjakderdhje dhe konflikt më i madh. Që atëherë, Perëndimi e ka ndjekur me shumë vëmendje atë që po ndodh, sepse kjo është vija e kuqe që nuk do ta kalojnë, nuk do të tolerojnë as Vuçiçin, as Serbinë sepse ajo kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e vetë Evropës”, ka thënë Biserko.