Teknologji

Përdoruesit e Truecaller mund të personalizojnë zërin e ri përmes AI

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2024

Aplikacioni Truecaller do ti lejojë përdoruesit të krijojnë një version AI të thirrjeve të tyre zanore i cili ju përgjigjet thirrjeve.

Truecaller është një aplikacion që identifikon dhe bllokon thirrjet spam ndërsa disa përdorues e përdorin si aplikacionin kryesor të thirrjeve. Kompania ka bashkëpunuar me Microsoft dhe Azure AI Speech përmes të cilit mund të krijojë një version AI të zërit të përdoruesit.

Asistenti AI i Trucellar lexon thirrjet hyrëse dhe njofton përdoruesit për arsyen e telefonatës. Konsumatorët mund të shohin arsyen e thirrjes dhe të zgjedhin sesi të përgjigjen, ose vetë ose asistenti tu përgjigjet.

Asistenti AI është i disponueshëm vetëm në disa vende të botës dhe përdoruesit mund të zgjedhin disa lloje zërash për ti përfaqësuar në telefonatë.

Azure AI Speech shtoi disa funksionalitete zanore në konferencën Build ku përdoruesit mund të regjistrojnë dhe krijojnë variante të zërave të tyre.